Kosova
Ndarja e Ballkanit mes Europës dhe SHBA! Eksperti zbulon shtetet që rrezikojnë
Analisti Sadri Ramabaja komentoi ndikimin e Rusisë në Ballkan, duke theksuar se ndërsa Perëndimi, veçanërisht SHBA, synon të ruajë prezencën strategjike në Kosovë dhe Mal të Zi, nga ana tjeter Moska po përpiqet të forcojë kontrollin e saj mbi Serbinë dhe Republikën Srpska.
Sipas tij, me aktin e sigurisë së SHBA-së insistohet që të jetë prezente edhe Amerika, madje duke e konsideruar Kosovën epiqendër të interesit të saj.
“Para pushtimit të Krimesë ishin ndërmarrë veprime që do të çonin në ndarjen e Kosovës, për të krijuar një alibi, një dalje nga kriza dhe për përmbylljen e procesit të zgjerimit të Rusisë, e cila aktualisht e ka Serbinë nën kontroll dhe kerkon ta mbajë nën kontroll edhe Republikën Srpska, dhe fare lehtë edhe Republika Srpska mund të hyjë në planet per shkëmbim territorial. Ballkani është zonë interesi perëndimor, ndërkaq me aktin e sigurisë së SHBA-së insistohet që të jetë prezent edhe Amerika, madje duke e konsideruar Kosovën epiqendër të interesit të saj. Në këtë kuadër, Rusia do të përpiqet të jetë aty ku është në Serbi dhe në Republikën Srpska. Gjithsesi, do të interesohet të rikthejë këtë fushë veprimi edhe në Malin e Zi. Në një mënyrë ose në një tjetër, zonat e interesit rus mbeten gjithsesi të rëndësishme, nëse Rusia ndahet e kënaqur, duke e bashkuar Serbinë dhe duke rrumbullakosur prezencën afatgjatë në Serbi. Ndërkaq, duke tentuar të dalë në Adriatik përmes Malit të Zi, përballja me Perëndimin do të ishte edhe më e ashpër”, u shpreh eksperti i njohur