Connect with us

Kronike

Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet punonjësi i policisë

Një punonjës policie është vënë në pranga pasi ka asidentuar një person dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP njofton se aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:25, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës”.

Fatmirësisht e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Polici pas aksidentit është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë. Ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 291 dhe 273 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës” është përfshirë në një aksident, ku si pasojë ka marrë dëmtime shtetasja E. M., e cila është dërguar në Spitalin e Traumës jashtë rrezikur për jetën.

Punonjësi i policisë është larguar nga vendi i aksidentit dhe në vijim është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar në masën 1.03 mg/l. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton AMP.

Advertisement