Politike
SPAK, institucioni që sipas PS-së që i duhet vënë minat/ Bushati: Përplasja ja bën muuuu
Andi Bushati: Ja ku po them, SPAK bëri gabim.
PS për SPAK thotë, Ballukut i ka bërë gjyq publik, prandaj Rama merret me ato 16 mijë faqe, se siç i kishte thënë Ulsiut një ish pedagog, kur jep shumë faqe s’ke fakte, pastaj SPAK është represiv, SPAK të paraburgos kot dhe pa gjyq.
Atëherë për këto i jap të drejtë, por po thamë këto, nuk mund të themi jemi në paqe me SPAK.
Nëse është ky vizatimi i PS për SPAK, atëherë ky qenka institucioni që i duhet vënë minat.
Nëse fut njerëz kot në burg, manipulon me provat, bën gjyq publik si në kohën e Enverit, atëherë nuk duhet ta vlerësoni.
Prandaj them, kjo duket qartë që PS ka përplasje me SPAK.
Ardit Bido: Nisesh nga premisë e gabuar, nuk kam dëgjuar nga asnjë eksponent i PS, të thotë për një vendim final është i saktë apo i gabuar. Nuk ka ndodhur, për ti dhënë mbrojtjen fillestare “foshnjes” që po ndërtojmë, që të mos dëmtohet nga retorika politike. Kur të vijë momenti i konsolidimit, do ta bëjë këtë politika.
Premisa e dytë, është e vërtetë, masat e arrestit janë skandaloze. Është e vërtetë, kjo gjë e dimë, se si rrjedh informacioni dhe përfundon në media. Por të krahasosh me pandëshkueshmërinë dje, me një sistem që nuk ishte nën lupën e shoqërisë dhe me mosndëshkimin e krimit të organizuar, që ndëshkimi është thelluar tani dhe sidomos me korrupsionin që ishte zero…
