Connect with us

Bota

IZRAELI KONFIRMON: KEMI VRARE ALI LARIJANIN

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë komandantin e forcës paramilitare Basij, Gholamreza Soleimani.

“Eliminimi i tij i shtohet dhjetëra komandantëve të lartë të forcave të armatosura të regjimit terrorist iranian të vrarë gjatë operacionit dhe i jep një tjetër goditje të rëndë strukturave të komandës dhe kontrollit të sigurisë së regjimit”, thuhet në një deklaratë

Izraeli ka vënë në shënjestër edhe Ali Larixhanin, një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Iran, gjatë një sulmi ajror të kryer në Teheran mbrëmjen e së hënës.
Lajmi bëhet i ditur nga një burim izraelit, sipas të cilit ushtria është ende në pritje të vlerësimit të dëmeve për të konfirmuar nëse Larixhani është vrarë apo jo.
Të martën në mëngjes, shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, gjeneral-lejtnant Ejall Zamir, deklaroi se janë arritur “rezultate të rëndësishme” gjatë operacioneve në Iran.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, sulmet u zhvilluan njëkohësisht në disa qytete, përfshirë Teheranin, Shirazin dhe Tabrizin, duke synuar kryesisht objekte të prodhimit të raketave dhe qendra komanduese. Zyrtarisht nuk është konfirmuar se Larixhani ishte objektiv i drejtpërdrejtë.
Autoritetet izraelite theksuan se operacionet kanë për qëllim dobësimin e kapaciteteve ushtarake dhe industriale të Iranit, si dhe goditjen e strukturave të lidhura me Gardën Revolucionare.
Burime të njëjta bëjnë me dije se disa ditë më parë, Izraeli ka ndërmarrë një tjetër sulm, duke shënjestruar drejtues të Xhihadit Islamik Palestinez, një grup i mbështetur nga Irani në Gaza.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Kemi vrarë shefin e sigurisë së Iranit, Larijani

1773740850_1772350683alilarijani.jpgMinistri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të martën se shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, ishte vrarë në një sulm izraelit. Nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Irani. Nëse vdekja e tij konfirmohet, Larijani do të ishte zyrtari më i lartë iranian i vrarë pas Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, i cili vdiq në ditën e parë të luftës. Larijani konsiderohet një nga zyrtarët me më shumë ndikim në politikë dhe në strategjinë ushtarake të regjimit në Iran.

Dronë e raketa mbi ambasadën amerikane në Bagdad, Iraku: Sulmi më intensiv që prej fillimit

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është vënë në shënjestër nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa, sipas raportimeve nga Reuters dhe AFP.Burime të sigurisë irakiane kanë thënë kësaj të fundit se ishte “sulmi më intensiv që nga fillimi i tyre”.Ambasada kishte lëshuar një alarm të ri sigurie për qytetarët amerikanë në Irak rreth gjashtë orë më parë, ku paralajmëronte se “milicitë terroriste të lidhura me Iranin kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur Zonën Ndërkombëtare” në qendër të Bagdadit.

Advertisement