Bota
Lista e plotë e figurave të vrara/ Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti
Izraeli deklaron se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në një sulm ajror, duke paralajmëruar se do të “vazhdojë gjuetinë” ndaj liderëve të vendit.
Vdekja e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei u njoftua njw ditw pas sulmeve amerikane-izraelite ndaj Iranit.
Gjithashtu në valën e parë të sulmeve u vranë këshilltari i sigurisë Ali Shamkhani , ministri i mbrojtjes Amir Nasirzadeh, komandanti i Gardës Revolucionare, gjenerali Mohammad Pakpour dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Abdolrahim Mousavi.
I vetmi lider që i ka shpëtuar Izraelit është presidenti, Masoud Pezeshkian, i cili që nga fillimi i konfliktit të armatosur nuk ka bërë dalje fizike, por vetëm videomesazhe.