Connect with us

Pinknews

A do ketë përjashtim me zarf të zi? Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer debatet mbi standardet e ndëshkimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në pamje shfaqen dy banorët, Miri dhe Artani, teksa ndodhen në ambientet e kuzhinës, ku situata tensionohet papritur.

Sipas videos, Miri shihet duke e shtyrë Artanin me krah, në një moment që duket i ngarkuar emocionalisht. Menjëherë pas këtij veprimi, dyshja përfshihet në një debat verbal, duke e përshkallëzuar edhe më tej situatën. Pamjet kanë nxitur reagime të shumta nga publiku, të cilat variojnë nga kritika të forta deri tek mbështetje për njërin apo tjetrin banor.

 

Ndjekësit kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohen situata të tilla nga produksioni. Sipas rregullave të vendosura në format, çdo akt me natyrë fizike konsiderohet i papranueshëm dhe zakonisht shoqërohet me masa ndëshkuese, shpesh përmes të ashtuquajturit “zarf i zi”.

Advertisement