Bota
DONALD TRUMP SULMON PRESIDENTIN IZRAELIT
Donald Trump sulmoi ashpër Presidentin Izraelit Isaac Herzog, duke e quajtur atë “një gënjeshtar të dobët dhe patetik” për mosdhënien e faljes për Benjamin Netanyahun.
Në një intervistë me Kanalin Izraelit 14, presidenti amerikan pretendoi se Herzog kishte rënë dakord të falte kryeministrin izraelit “por nuk e bëri kurrë”.
“Ai është një person i dobët dhe një njeri patetik për mosveprimin. Ai nuk është një udhëheqës”, sulmoi manjati, “Bibi duhet të përqendrohet në luftë, jo në këtë marrëzi”.