Aktualitet
Zja’rr pranë autostradës Lushnje-Fier, fl’akët u afrohen bizneseve në zonë
Një zjarr ka përfshirë këtë mesditë bimësinë e thatë në një kanal në afërsi të vendit të quajtur pushimi i shoferit në autostradën Lushnje Fier.
Duke parë se zjarri i ndihmuar nga era e fortë po përparonte drejt disa bizneseve të zonës është njoftuar policia dhe zjarrfikësit e Lushnjes.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë shërbimi i mbrojtjes nga zjarri i bashkisë Lushnje si dhe polica e qarkullimit rrugor.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që vatra e zjarrit të izolohet dhe të shihet duke mos përbërë rrezik për bizneset ngjitur me vatrën e zjarrit.
Ky është një nga ato raste kur papërgjegjshmëria e ndezjes së një zjarri mund të rezultonte fatale për bizneset pranë.
Sipas zjarrfikësve zjarri ka qenë aksidental dhe mund të ketë ardhur si pasojë e hedhjes së ndonjë cigareje nga ndonjë automjet në lëvizje.