Politike
Vendimi u mor Manastirliu: Nga 1 dhjetori, mësimi në shkolla do të jetë i alternuar
Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se që nga 1 dhjetori, mësimi në shkolla do të zhvillohet në mënyrë të alternuar.
Në një deklaratë për mediat, Manastirliu tha se ky vendim u morë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve edhe për të shmangur riskun për qarkullimin e infeksioneve të tjera.
“Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.
Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur t’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, tha Manastirliu.