Connect with us

Bota

EDHE PAK ORE KANE MBETUR NGA ‘FERRI’ I TRUMP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ekziston një “mundësi e mirë” që të arrihet një marrëveshje me Irani që të hënën, ndërsa paralajmëroi njëkohësisht për përshkallëzim të fortë në rast dështimi.

Duke folur për Fox News, Trump u shpreh se po shqyrton mundësinë e “shkatërrimit të gjithçkaje” dhe “marrjes nën kontroll të naftës” nëse Teherani nuk lëviz shpejt drejt një marrëveshjeje.

Ai theksoi gjithashtu se kishte dhënë amnisti për negociatorët iranianë për të mbajtur gjallë bisedimet, ndërsa shtoi se SHBA-të kanë qenë në kontakt me kryetarin e Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf.

Nga ana tjetër, nuk pati një reagim të menjëhershëm nga Irani lidhur me pretendimet e Trump se një marrëveshje mund të jetë pranë.

Deklaratat vijnë në të njëjtën ditë kur Trump paralajmëroi për sulme ndaj infrastrukturës iraniane, duke shkruar se “e marta do të jetë dita e centraleve dhe e urave, të gjitha bashkë në Iran” dhe duke shtuar se “nuk do të ketë asgjë të ngjashme”.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Iranit që të hapë Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se në të kundërt “do të jetoni në ferr – vetëm shikoni”.

Rajoni mbetet në gjendje alarmi që prej nisjes së ofensivës së përbashkët të SHBA-ve dhe Izraelit më 28 shkurt, e cila ka shkaktuar mbi 1 mijë e 300 viktima, përfshirë edhe ish-liderin suprem, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe vendeve të tjera në rajon, ndërsa ka kufizuar lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.

Advertisement