Kronike
Tentoi të vriste një person, arrestohet/ Momenti kur nxjerr armën në lokal
Një 50-vjeçar i identifikuar si Agim Visha është arrestuar nga blutë e komisariatit nr.4 teksa pas një konfkliti për motive të dobëta, tentoi të vriste me armë zjarri një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Myslym Keta”.
Policia ka publikuar gjithashtu dhe momentet e konfliktit të filmuara nga kamerat e sigurisë. Agim Visha shihet të futet në lokal duke u drejtuar për te tavolina ku ndodhej 30-vjeçari. Ky i fundit e ka shtyrë dhe më pas Visha ka nxjerrë armën duke e kërcënuar.
Ai ka tentuar të largohet, por është arrestuar menjëherë nga policia.
“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”.
Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.
Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.