Bota
“Kokëfortësia” e Izraelit i kushtoi qindra viktima Libanit! S’ka të mbaruar “lumi” i KRITIKAVE të ndërkombëtarëve për Netanayahun
Izraeli nuk e njohu armëpushimin për Libanin. E kjo solli sulme masive mbrëmjen e djeshme të cilat u bënë shkak për 182 të vrarë dhe 890 të plagosur. Reagimet e ndërkombëtarëve në lidghje me këtë “kokëfortësi” të Izraelit kanë qenë të ashpra.
Pasi Pakistani e dënoi sulmi, dhe pohoi se Libani është i përfshirë në marrëveshjen e armëpushimit, për të cilën në fakt ai vet ndihmoi për të ndërmjetësuar midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Por mrgjithatë kujtojmë se si Trump ashtu edhe Netanyahu kanë deklaruar se armëpushimi nuk vlen për operacionet kundër Hezbollahut në Liban.
Presidenti i Francës , Emmanuel Macron, dënoi ato që i përshkroi si sulme “pa dallim” nga Izraeli ndaj Libanit, të cilat sipas tij “paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë e armëpushimit”.
Edhe njëherë Emiratet e Bashkuara Arabe, riafirmuan “solidaritetin” e tyre me qeverinë libaneze si edhe mbështetjen për “unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit”. Vendi gjithashtu shprehu shqetësim për “përshkallëzimin e vazhdueshëm” dhe pasojat për “sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit ishin “thellësisht dëmtuese” dhe se Britania dëshiron “ta shohë Libanin të përfshirë në armëpushim”.
Edhe qendrimi i kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, ka qenë i ngjashëm, pasi ai tha se: “përbuzja e jetës dhe e ligjit ndërkombëtar nga ana e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, është e patolerueshme”. Ai gjithashtu bëri thirrje që Libani të përfshihet në armëpushim.
Ministri i Jashtëm i Italisë , Antonio Tajani, tha se i telefonoi Presidentit të Libanit, Joseph Aoun, për të shprehur solidaritet për “sulmet e pajustifikuara dhe të papranueshme”. Tajani tha se thirri ambasadorin izraelit, duke shtuar: “Ne duam të shmangim një Gazë të dytë”.
Ambasada italiane në Bejrut tha se “goditja e zonave me popullsi të dendur dhe mbjellja e vdekjeve midis civilëve është një shkelje e çdo parimi të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.
Kuse ministria e Jashtme e Katarit dënoi sulmet të cilat i konsideroi “të urryera” dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta detyrojë Izraelin të “ndalojë masakrat e tij brutale”.
Ministria e jashtme e Turqisë i dënoi sulmet “me termat më të ashpra” dhe akuzoi qeverinë e Netanyahut për minimin e “përpjekjeve ndërkombëtare që synojnë vendosjen e paqes dhe stabilitetit”.
Edhe Kombet e Bashkuara dhe OJQ-të kanë shprehur kritika. Ku Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, dënoi “pa mëdyshje” sulmet dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund armiqësive, të cilat ai tha se “paraqesin një rrezik të madh për armëpushimin”, në një deklaratë nga një zëdhënës të mërkurën.
Ndërsa Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ishte “i indinjuar” nga vdekjet dhe shkatërrimet në zonat me popullsi të dendur në të gjithë Libanin.
NTV.AL