Pinknews
“Alla ja Selina, alla ja Dubai”/ Selin e paralajmëroi për gjyq, Rogerti i përgjigjet
Debati mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania, Selin Bollatit dhe Rogertit, po vijon të marrë vëmendje edhe jashtë shtëpisë, këtë herë me tone më të forta dhe aludime për përballje ligjore.
E gjitha nisi pasi Rogerti u bë viral në një klub me vargjet “ala-ja Selina, ala-ja Dubai”, të cilat më pas i ktheu në një projekt muzikor në bashkëpunim me reperin Don Phenom. Përdorimi i emrit “Selina” u interpretua nga publiku si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Selin Bollatit.
Gjatë një interviste në emisionin Goca dhe Gra, Selin la të kuptohej se ishte këshilluar të ndiqte rrugë ligjore për përdorimin e emrit të saj, megjithatë u shpreh se nuk kishte ndërmend ta çonte çështjen në gjykatë, duke theksuar se “ka një Zot lart që sheh”.
Nga ana tjetër, i ftuar në podcast-in e moderatores Ilnisa Agolli, Rogerti reagoi për herë të parë drejtpërdrejt ndaj kësaj situate. Ai u përpoq të distancohej nga çdo lidhje personale me këngën, duke thënë: “Selin e ka Selin Bollati, jo Selina. Dhe Selina domethënë kur ta google-ojnë, domethënë dritë (light) në Arabi,” – një deklaratë që u perceptua si tentativë për të shmangur akuzat.
I pyetur nëse e shqetëson mundësia e një padie, ai u shpreh i prerë: “Unë i them atyre paçi fat, edhe shihemi në gjykatë. Shihemi në gjykatë moj motër.”
Madje, me tone ironike, Rogerti shtoi: “Në gjykatë? Duke qesh dhe duke kërcy këngën. Tani ё të jemi të pastër… edhe gjyqtarin kam për ta bërë për të kërcy me mu.”
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të përfundojë në dyert e drejtësisë apo do të mbetet vetëm në kuadrin e deklaratave publike.