Politike
Balla në Qerret: Bizneset të angazhohen për pastrimin dhe mirëmbajtjen e plazheve
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla ka parë nga afër zonën turistike të Qerretit, ku është njohur me problematikat që lidhen me menaxhimin e hapësirave publike bregdetare.
Balla është ndalur te çështja e mirëmbajtjes dhe pastrimit të hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare.
Deputeti socialist kërkoi angazhim nga bizneset private që operojnë në zonë për të kontribuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e plazheve publike.
Sipas Ballës, garantimi i hapësirave të lira për pushuesit dhe standardet e pastërtisë janë thelbësore për një sezon turistik të suksesshëm. Ai theksoi se institucionet dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë për të siguruar kushte dinjitoze për qytetarët dhe turistët.