Kronike
Makina përplaset me motorin/ Humb jetën 60-vjeçari
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Otllakut te qarkut Berat.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori Ardian Azemi, rreth 60 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makine në rrugën kryesore Berat- Otllak. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që policia te sqaroje shkakun e aksidentit.
