Politike
“Fitoj me burra, jo me k***/ Debat mes Abilekajt dhe Salianjit për partinë pronë të Berishës
Ervin Salianji ka debatuar me analistin Enton Abilekaj në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, për PD-në, mungesën e garës dhe pronësinë që Berisha ka mbi partinë.
Debati:
Enton Abilekaj: Askush nuk është dakord me atë që ndodhi në PD me garën me një kandidat. Kur Salianji sulmon personalisht Berishën dhe nuk merret me atë që ofron PD sot, me programin e munguar, nuk më duket se ka në plan të përmirësojë PD, por të bëjë divorc sa më të fortë me PD. Berisha është lideri historik në PD, e pamë se si doli kundër Bashës pa asnjë post dhe fitoi. Ajo është parti e Sali Berishës.
A të çon kjo strategji kryetar të PD? Them se jo. Partitë e tjera opozitare, Shehaj, Lapaj, nuk e sulmojnë Berishën, pavarësisht se flasin kundër PD. E shmangin, sepse ai elektorat i djathtë që ka qenë dikur me Berishën, prapë ka një kujtesë dhe memorie.
Më duket sikur të dëmton dhe nuk të jep pikë sulmi. Nëse futesh në PD duke sharë personalisht Berishën, thua është ortak i Ramës, ka biznese me Ramën, që janë të pavërtetuara si akuza, këto nuk të bëjnë mirë ty.
Ervin Salianji: Berisha ishte në 2021 kandidat në listë të hapur dhe ka marrë 5800 vota, ndër më pak të votuarit. Ai kapitalizoi pakënaqësinë e demokratëve ndaj Bashës. Unë kam dhënë alternativë, kam ngritur shqetësimet, jam ndeshur me sulm të pistë personal, do ti përgjigjem në personale, e kuptoj shumë mirë që problemi është Sali Berisha.
Shumë e kanë menduar se ka qenë lojë. Po e vendos gishtin te Berisha dhe mbështetja te demokratët është rritur.
Problemi është regjimi Rama-Berisha. Mund të pranoj të humb beteja me burra sesa të fitoj me disa k***. Nëse PD nuk fiton me Berishën, do të vij këtu prapë. Nëse jam i kapur, po i them Berishës, zotëri sa kohë do ta ndërpres lëvizjen, më thuaj të mos dal fare dhe ti të fitosh, e ndaloj që tani. Ai do të marrë përfitimet, benefitet, të shkelë rregullat