Connect with us

Politike

Dhuna e policisë në protestë/ Vasili: Po e çon vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile

Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar në FB lidhur me dhunën e policisë të ushtruar ndaj qytetarëve protestues dhe deputetëve të opozitës. Sipas tij, veprimet e policisë po e çojnë vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile.
Postimi në FB:
Policia e kriminalizuar po e çon vendin në vetëgjyqësi dhe luftë civile!
Pa as më të voglën arsye kriminelët e Policisë sulmojnë protestuesit, që po marshonin në bulevard qetësisht. Policia organizoi një pritë që vetëm cubat e mafies mund ta bëjnë duke shkelur çdo ligj. Policia po ndan vendin në dysh dhe po provokon vetëgjyqësinë. Policia është kthyer përfundimisht në një trupë paramilitare naziskine. Vendi, demokracia, liria e protestës është marrë peng nga naziskinët me dhe pa uniformë. Policia po çon vendin në luftë civile e mbështetur nga kriminelët në qeveri dhe ata që telekomandojnë qeverinë. Republika demokratike në rrezik shumë të madh!

Advertisement