Politike
Jetë luksoze, shtëpi në plazh/ Abilekaj: SPAK përzgjodhi Metën, jo se ishte më i korruptuari, por pati konsensus
Analisti Enton Abilekaj, duke folur për perceptimin e publikut ndaj politikanëve në Shqipëri, u shpreh se Ilir Meta u ndëshkua nga SPAK jo pse ishte më i korruptuari, por më pak i pushtetshmi, ndër zyrtarët më të lartë të vendit dhe arrestimi i tij pati një konsensus shumëpalësh.
“Problemi është kjo që perceptimi. Jemi në 36 vjet tranzicion dhe rezultatet janë minimale dhe njerëzit janë të pakënëqur nga klasa politike që është ende në pushtet.
Meta ka qenë kryeministër, president, kryetar Kuvendi. Meta ka qenë njeri me pushtet. Më shumë ka patur Berisha, Nano, Rama, Meta. Pasi reforma në drejtësi filloi të punojë, përzgjodhi Ilir Metën që ishte me një konsensus shumëpalësh, jo se ishte ai më i korruptuari në perceptimin publik , por më i vogli, më pak i pushtetshëm.
Jeta e politikanëve në perceptimin publik është shumë luksoze, si shtëpitë në plazh.
Të gjithë politikanët kanë flirtuar me biznesin. Nëse politikanët rrinin me biznesmenët te Sheratoni, perceptimi është se këta po bëjnë punë bashkë.
Tjetra është selektimi. P.sh. ata që blenë birrën “Tirana” ishin biznesmenë afër Ilir Metës. Ti kur vjen në pushtet gjen biznesmenët e tu dhe ky selektim krijon idenë e një marrëdhnieje korruptive. Nëse SPAK do të ishte i interesuar, duhet ta kishte nisur nga ata që kanë patur më shumë pushtet”- tha Abilekaj.