Connect with us

Bota

Trump: Marrëveshje me Iranin? Do ua marrim “pluhurin” bërthamor

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në një intervistë në SHBA dhe është përballur me pyetje në lidhje me perspektivat e një marrëveshjeje me Iranin.

Pavarësisht se bisedimet ngecën, presidenti pretendoi se Irani do të ndalonte pasurimin e uraniumit dhe do të braktiste çdo përpjekje për të ndërtuar një armë bërthamore.

“100% ata do të ndalen,” i tha Trump WABC.

Trump pretendoi se kishte folur personalisht me zyrtarët iranianë gjatë bisedimeve.

 

 

“Unë po merrem me ta,” tha Trump.

“Dhe ata thanë se do ta marrim pluhurin. Unë e quaj pluhur bërthamor sepse është i përshtatshëm. Dhe ne do ta marrim.”

Ai shtoi: “Nuk do të nxitojmë asgjë, kemi një bllokadë.”

Advertisement