Connect with us

Politike

Kriza thellohet në PD/ Berisha sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua…

Sali Berisha ka reaguar sot gjatë një konference për mediat nga selia e Partia Demokratike, pas letrës që ish-deputeti Ervin Salianji i ka dërguar Partisë Popullore Europiane (PPE), ku ngre shqetësime për përjashtimin e tij nga gara për drejtimin e partisë.

Berisha deklaroi se Salianji është “vetëpërjashtuar” nga proceset e brendshme të partisë dhe se, sipas tij, ai mund të shkruajë letra sa të dëshirojë, por nuk ka më rol aktiv në garën politike brenda PD-së.

“Partia Demokratike është anëtare e të gjitha atyre institucioneve dhe ai që shkruan letër është i përjashtuar nga kjo parti, por ai është i lirë të shkruajë letra… megjithëse ai u vetëpërjashtua, zgjodhi vetë vetëpërjashtimin”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati shkoi më tej duke sugjeruar se letra mund të jetë hartuar nga persona të tjerë, duke aluduar se ajo mund të ketë ardhur “nga zyra e Edi Ramës apo dikush tjetër”.

Deklaratat vijnë në një moment kur në Partië Demokratike po zhvillohen debate të brendshme mbi procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të partisë.

Advertisement