Kreu i PD Sali Berisha në daljen e tij për mediat u pyet lidhur me letrën që ish-deputeti Ervin Salianji i ka dërguar për përjashtimin e tij nga gara për kryetarin e PD.

Gara për kryetar të PD do të mbahet më 23 maj. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Salianji është i vetëpërjashtuar, ndërsa e akuzoi se atë letër ia kishin shkruar “nga zyra e Ramës apo ndonjë tjetri”.

“Partia Demokratike është anëtarë e të gjitha atyre institucione dhe ai që shkruan letër është i përjashtuar nga kjo parti, por ai është i lirë të shkruajë letra, sikundër është i lirë t’i drejtohet organeve të partisë, gjykatës së partisë, ku të shprehë ankesën, megjithëse ai u vetëpërjashtua, zgjodhi vetë vetëpërjashtimin”, u përgjigj Berisha mes të tjerash.