Connect with us

Bota

Lëvizje surprizë nga Gjermania, kancelari Merz propozon Ukrainën anëtar të BE-së pa të drejtë vote

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka propozuar Bashkimin Evropian që Ukraina të marrë statusin e anëtarit të asosicuar në rast se anëtarësimi i plotë do të kërkojë më shumë kohë.

Në një letër drejtuar udhëheqësve të BE-së, raporton Agjencia France-Presse, Merz  i është drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që Ukraina të pjesë në disa takime të 27 vendeve, të ketë një komisioner pa portofol dhe anëtarë të parlamentit pa të drejtë vote.

“Është e qartë se nuk do të jemi në gjendje ta përfundojmë procesin e pranimit në të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh pengesat e panumërta dhe kompleksitetet politike të procedurave të ratifikimit ”, shkroi ai në letër.

Si pasojë, Berlini propozoi dhënien e Kievit statusin e “anëtarit të asociuar ”, një “hap vendimtar” përpara anëtarësimit të plotë.

Ai sqaroi se ky nuk është aspak një anëtarësim “i lehtë” ose me çmim të ulët.

Ukraina gjithmonë ka qenë e ngurruar të pranojë propozime të ndryshme që synojnë vonimin e procesit të saj të anëtarësimit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nga ana e tij, po kërkon “anëtarësim të plotë” në BE, mundësisht në vitin 2027.

Në letrën e tij, drejtuar ndër të tjera Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Friedrich Merz detajon se si mund të duket statusi i “anëtarit të asociuar” për Ukrainën .

Sipas tij, kjo do t’i lejonte Kievit të merrte pjesë në takime të caktuara të Këshillit Evropian, i cili mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, të kishte një Komisioner Evropian “të asociuar” , pa portofol, dhe eurodeputetë “të asociuar” pa të drejtë vote.

Ukrainës iu dha statusi zyrtar i kandidatit për t’u bashkuar me BE-në në dhjetor 2023, por negociatat e pranimit kanë ngecur që atëherë për shkak të një vetoje nga Hungaria e Viktor Orbán.

Fitorja e Péter Magyar në zgjedhjet parlamentare më 12 prill e ndryshon situatën.

Por negociatat e pranimit pritet të jenë të gjata dhe të vështira, veçanërisht në lidhje me aspektin bujqësor. Ukraina është një prodhues i madh i produkteve bujqësore dhe madhësia e saj është një burim shqetësimi për disa vende, përfshirë Francën.

Një propozim të tillë i ka bërë edhe kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me presidenin serb Aleksandër Vuçiç.

Në thelb të propozimit të tyre qëndron ideja e një integrimi të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa cenuar balancën ekzistuese institucionale të Unionit.

Pra, pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse.

Për kryeministrin Rama dhe Presidentin Vuçiç, kjo formulë do të mundësonte përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të BE-së.

Advertisement