Connect with us

Pinknews

“Qenke martuar me burrë të martuar”/ Alketa Vejsiu vihet në qendër të sulmeve

Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu është gjendur në një diskutim të shkurtër me ndjekësit e saj në një postim në rrjete sociale, i cili siç duket kishte marrë disa komente nga publiku.

Ajo ka publikuar një fotografi me vajzën Michelle, e cila siç u kuptua është vajza e bashkëshortit të saj nga një lidhje e mëparshme.

Duke treguar raportin e saj të ngushtë me të, ajo vendosi të ndajë disa fotografi dhe një përshkrim mjaft emocionues:

“Michelle eshte motra e madhe e dy femijeve te mi. Për jetën dhe ëndrrat e tua që do jenë të mëdha dhe të bukura si dritat, gratacelat dhe mundesitë pa kufij te #newyork. E lumtur të ndaj me ty këtë rrugëtim së bashku, Nihau im. Bëji prindërit e tu krenarë dhe neve të gjithëve. Të duam të gjithë”, ka shkruar Vejsiu.

Megjithatë, postimi i saj mori reagime nga të paktën dy ndjekës, të cilët diskutuan dhe spekuluan për marrëdhënien e saj me babain e vajzës.

“D.m.th qeke martuar me nje burrë të martuar ose je futur në mes atij edhe sa mirë e pranon që ka një femijë nga martesa e tij e 1”, ishte komenti i një ndjekësi, ndërsa prezantuesja nuk qëndroi indiferente dhe iu përgjigj:

“Nje burrë yll që ish single kur e takova”, shkroi Vejsiu.

Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi koment. Një përdorues tjetër ngriti gjithashtu një diskutim:

“Është nga martesa e parë e burrit tënd apo do na tregosh se sa e re je te kesh një vajzë kaq të madhe heheh”, thuhet në komentin e tij.

“Po nga lidhja para se njiheshim bashke. Po dhe e re jam. Dhe kam 3 femije. S’ka gjë me të bukur”.

Advertisement