Politike
Pjesëmarrje e ulët/ Mbyllet votimi në Sarandë e Gjirokastër për Berishën, dalin shifrat
Në degët e Sarandës dhe Gjirokastrës është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e Partia Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.
Së fundmi ka përfunduar edhe numërimi i votave në këtë degë. Në total morën pjesë 229 anëtarë me të drejtë vote, nga të cilët 181 votuan pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 40 vota rezultuan kundër. Gjithashtu, janë regjistruar 3 vota abstenim dhe 5 fletë votimi të pavlefshme.
Numri total i anëtarëve me të drejtë vote në këtë qytet ishte 870, duke shënuar një pjesëmarrje prej afro 26%.
Ndërkohë, në degën e Gjirokastër, sipas rezultateve të numërimit, Berisha ka marrë 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenime dhe 5 fletë votimi të pavlefshme. Në qytetin “e gurtë” të drejtë vote kishin 1890 anëtarë, çka do të thotë se ka pasur një pjesëmarrje prej vetëm 15%.
Në disa degë kryesore të Partia Demokratike, procesi i votimit është shtyrë deri në orën 19:00.