Connect with us

Aktualitet

EDI RAMA PER PROJEKTIN GJIGAND NE ZVERNEC

Kryeministri Rama tha se e mirëkupton reagimin e revoltuar të qytetarëve për dhunën e përdorur nga policia private në drejtim të Policisë së Shtetit dhe protestuesve. Gjithashtu tha se policia nuk duhet të relativizonte dhunën, por të arrestonte menjëherë dhunuesit.

“Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm kundr njërit prej protestuesve në Zvërnec. Ju kam dëgjuar e lexuar, ju kuptoj shuë mirë, ju siguroj që në vendi tuaj edhe unë po njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit, sidomos, sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar dhe pastaj policia të thoshte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private dhe ta relativizonte dhunën, ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar aty në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Rama.

Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve

Kryeministri  në mbledhjen e Grupit të PS, foli për protestën e qytetarëve kundër resortit në Zvërnec.

“Po të më thonin që ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi, po të më thoshin se në vend të flamengove do të pastrohen paratë e zeza të mafies ndërkombëtare dhe të tjera e të tjera. Nga ato që ju janë thënë, që pastaj i keni thënë duke i shpërndarë dhe janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi, deri duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Pikërisht se unë e kuptoj shumë mirë këtë dhe zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, a duhet t’ua një e nga një anën tjetër të kësaj medalje, me probabilitetin e lartë që ju mos të besoni dhe të vazhdoni të më ngrini mua tradhtar dhe të më ulini të korruptuar e të shitur sa te të huajt, sa të oligarkët. Apo mos vallë duhet t’iu them me falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni, të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes. Ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige të shtyj kohën e pushtetit me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë që do jenë përfituesit e nesërm të këtij investimi. Pse duhet ta bëj unë këtë, për pushtetin, për karrigen apo për baltën që e marr në fytyrë”, tha Rama.

Protesta në Zvërnec, Rama: Projekt 4 miliardë euro, investim i jashtëzakonshëm! Ç’më duhet karrigia nëse duhet të heq dorë nga vizioni për Shqipërinë?

Në sqarimin e tij lidhur me situatën në Zvërnec, Rama tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Kryeministri u shpreh se pa këtë vizion, nuk i nevojiten karrigia e pushteti. Ai tha se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.

“I kam duruar dhe i duroj pikërisht sepse këtë mision e mbaj ende përsipër edhe në emër të shumëkujt nga ju që më ka besuar votën dhe sot i është bashkuar zemratës në rrjete sociale duke më treguar me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Ç’më duhet karrigia, pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite? Heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd, për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia? Që të qetësoheni ju, që të vazhdoni jetën siç është e natyrshme dhe pasnesër, në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm atje, të bëhet copëtimi, Golemi i radhës? Ju do të rroni më shumë se unë dhe do të shikoni se aftësia dhe kuraja për ta kthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prapë në dorë Shqipëria. Heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që s’ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të rri në karrige me një vend që trembet nga sfidat e mëdha? Shqipëria s’është më ajo ku nuk afrohej asnjë investitor, është ajo ku duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Do të hyjë tani në elitën e investimeve që sjellin konsumatorë që i lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga një investim i jashtëzakonshëm, si ky ku partnerë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro”, tha Rama.

Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të PS, foli për protestën e qytetarëve kundër resortit në Zvërnec.
“Po të më thonin që ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi, po të më thoshin se në vend të flamengove do të pastrohen paratë e zeza të mafies ndërkombëtare dhe të tjera e të tjera. Nga ato që ju janë thënë, që pastaj i keni thënë duke i shpërndarë dhe janë shkruar duke ngritur një dallgë zemërimi, deri duke bërë thirrje për të mbrojtur atdheun në rrezik. Pikërisht se unë e kuptoj shumë mirë këtë dhe zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, a duhet t’ua një e nga një anën tjetër të kësaj medalje, me probabilitetin e lartë që ju mos të besoni dhe të vazhdoni të më ngrini mua tradhtar dhe të më ulini të korruptuar e të shitur sa te të huajt, sa të oligarkët. Apo mos vallë duhet t’iu them me falni, gabuam, nuk e gjykuam mirë këtë punë, projekti do të anulohet dhe ju të qetësoheni, të shijoni fitoren e një kauze që e parë nga ana juaj e medaljes. Ndërsa unë pasi ta bëj këtë të vazhdoj të rri në karrige të shtyj kohën e pushtetit me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për fëmijët e sotëm të Shqipërisë që do jenë përfituesit e nesërm të këtij investimi. Pse duhet ta bëj unë këtë, për pushtetin, për karrigen apo për baltën që e marr në fytyrë”, tha Rama.
Investim 4 mld euro apo Golemin e ardhshëm? Rama për Zvërnecin: Nuk qëndroj në karrige nëse s’kam vizion
Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, reagoi për herë të parë lidhur me Zvërnecin, atje ku dy ditë më parë pati një tensionim të situatës dhe një përplasje mes një grupi qytetarësh që protestonin dhe disa personave që luanin rolin e forcave të sigurisë së një kompanie private.
Rama tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Kryeministri u shpreh se pa këtë vizion, nuk i nevojiten karrigia e pushteti. Ai tha se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.
“I kam duruar dhe i duroj pikërisht sepse këtë mision e mbaj ende përsipër edhe në emër të shumëkujt nga ju që më ka besuar votën dhe sot i është bashkuar zemratës në rrjete sociale duke më treguar me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe. Ç’më duhet karrigia, pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite?
Heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos të ketë zili askënd, për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia? Që të qetësoheni ju, që të vazhdoni jetën siç është e natyrshme dhe pasnesër, në vend të atij investimi të jashtëzakonshëm atje, të bëhet copëtimi, Golemi i radhës?
Ju do të rroni më shumë se unë dhe do të shikoni se aftësia dhe kuraja për ta kthyer Shqipërinë te Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’i bjerë prapë në dorë Shqipëria. Heq dorë nga vizioni dhe ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që s’ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të rri në karrige me një vend që trembet nga sfidat e mëdha?
Shqipëria s’është më ajo ku nuk afrohej asnjë investitor, është ajo ku duan të vijnë, është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Do të hyjë tani në elitën e investimeve që sjellin konsumatorë që i lënë paratë këtu. Një vend që nuk ka frikë nga një investim i jashtëzakonshëm, si ky ku partnerë janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro”, tha Rama.
‘S’iu kam tradhtuar kurrë’, Rama flet për protestën në Zvërnec: Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë SHqiëprinë, referuar deklaratave që gëlojnë në rrjet se Sazani u shit tek izraelitët. Rama u ndal edhe tek pasqyrimi i mediave greke ndaj protestës, duke pyetur se si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë

“Vetëm mysliman nuk janë, vetëm allah dhe kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes. Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri juaj. Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime, se për mua këto janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’iu përulem thellë për nderin e madh që me keni bërë dhe t’iu kërkoj ndjesë për të iku në katund dhe për t’iu lënë në duart që do zgjidhni vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huaj. Por ka, zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’iu udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu siç e doni ju”, tha Rama.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë/ Rama: Ishte dhunë nga një grup rojesh, jo dhunë shtetërore! Nuk i shërben marrëdhënieve tona

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë ku kërkohej hetimi i situatës së krijuar në Zvërnec, pasi një shtetas grek mbeti i lënduar, i cili u cilësua në reagim si pjesë e minoritetit grek në Shqipëri. Rama tha se dhuna e ushtruar në protestën në Zvërnec, ishte dhunë nga një grup rojesh private dhe jo akt dhune shtetërore “siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet apo rrugët e Greqisë”.“Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë.Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira.Këtë e futa këtu sepse dua të them që pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. Sepse titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie dhe jo pretendimet. Siç ndodhi edhe në Rrjoll, ku toka ishte blerë nga pronarët që kishin letrat përkatëse. Disa të tjerë ishin pretendues. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mes titujve të pronësisë dhe pretendimeve, pas gjithë katrahurës që kemi trashëguar”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se shteti ka mbrojtur interesin e qytetarëve në projektin për ndërtimin e resortit në Zvërnec, duke theksuar se administrata shqiptare e ka kthyer mbrapsht projektin e vjetër. Sa u takon pretendimeve për pronësinë, Rama tha se ato janë legjitimi, pro zgjidhen në gjykata.

“Investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë, inxhinieri, mjedis dhe në aspektin juridik, ndërkohe që ne do tua tregoj hapat. Kemi mbrojtur interesin tuaj, të vendit, dhe kemi bërë detyrën jo thjesht proceduralisht, por profesionalisht dhe patriotikisht. Kam parë imazhe, kam parë pallte të projektit, ku i kemi gjetur? Ato nuk kanë lidhje. Projekti i vjetër është rrëzuar nga administrata shqiptare, iu është kthyer mbrapsht. Iu është thënë kemi kërkesa të larta dhe duam standarde shumë të larta. Jo se ishte i keq, por ne donim më shumë për ju, jo për vete. Për vete si për ju. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh dhe negociatat me pronarët, transaksionet janë çështje mes palëve, s’kemi hyrë, s’ka qenë nevoja të hyjmë dhe s’kemi pas asnjë interes të hyjmë. Jemi të interesuar te Sazani, për të cilin ende nuk kanë përfunduar negociatat, ne duam pjesën e shtetit shqiptar dhe do negociohet. Rrethimi i pronës është bërë bazuar tek leja e zhvillimit, nuk është leja e ndërtimit. Rrethimi i pronës është e drejtë e çdo pronari kur merr lejen e zhvillimit. Nga ana tjetër, a ka pretendime për pronësi mbi atë territor. Pretendimet janë legjitimime, por ato zgjidhen ne gjykata. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë dhe mbi zhvillimet”, tha Rama.

Projekti në Zvërnec, Rama: Pishë-Poro s’është zonë e mbrojtur, lejon zhvillimin! S’po ndërtohet në Vjosë, ka nivelin më të lartë të mbrojtjes

Zona e Pishë-Poros për të cilën është protestuar gjatë fundjavës nuk është zonë e mbrojtur. Kryeministri Rama thotë se i përket kategorisë 5 së peizazhit të mbrojtur që lejon zhvillimin dhe bashkëjetesën me njeriun.

Rama tha se zona të mbrojtura janë Thethi e Vjosa, ku për këtë të fundit u shpreh se nuk po ndërtohet dhe as shkatërrohet, pasi gëzon mbrojtjen më të lartë.

“Pishë-Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet edhe kategori e pestë: peizazh i mbrojtur. Për shpalljen peizazh i mbrojtur dhe të gjitha detajet, ka një vendim qeverie, por ajo që është e rëndësishme të thuhet dhe nuk iu është treguar, në 2017 këto kategori në ligjin tonë janë të adoptuara në mënyrë të plotë dhe thelbi i sistemit është i gjithi i linjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare. Sa më lart të shkohet në kategoritë 1 dhe 2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja. Kategoritë 5, 6 janë të ndërtuara si kategori bashkëjetese mes peizaizhit dhe njeriut. Kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim. Në nenin 20 të ligjit të vitit 2017 përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë edhe qendra banimi dhe aktivitete të tjera. Konkretisht, në pikën 4 përcaktohet se veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit, si ndërtimet, autostradat apo zonat urbane, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtari pajiset me leje nga institucionet përkatëse. Nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishë-Poro ka qenë peizazh i mbrojtur dhe vijon të jetë i tillë. Është e vërtetë që në vitin 2024 kemi bërë një amendim të ligjit, me një kërkesë të kryebashkiakëve të vendit, për të vendosur një ekuilibër mes potencialit për zhvillim dhe mbrojtjes së territoreve. Ligji ekzistues nuk merrte parasysh realitetet e tranzicionit. Thethi është zonë e mbrojtur. Legalizimet e të gjitha ndërtimeve të vjetra janë bërë me këtë ndërhyrje ligjore, sepse bëhet fjalë për një realitet të krijuar. Mos i ngatërroni këto me ata që u turrën të ndërtonin pa leje sapo morën vesh se të tjerët do të legalizoheshin. Nga ana tjetër, peizazhi i mbrojtur Pishë Poro–Nartë deri në vitin 2020 quhej Vjosë–Nartë. Nuk po ndërtohet në Vjosë dhe nuk po shkatërrohet grykëderdhja e Vjosës. Vjosa ka nivelin më të lartë të mbrojtjes”, tha kryeministri.

Zvërneci, Rama: Interesi ka nisur para 3 vitesh, e kemi bërë të qartë që është tokë private! Për Sazanin, shteti shqiptar ka kërkuar të jetë ortak

Kryeministri Rama thotë se projekti në Zvërnec, ndaj të cilit është protestuar gjatë fundjavës, ka nisur si interesim nga investitorët para 3 vitesh. Ai thotë se për Sazanin, qeveria shqiptare ka shprehur qëndrimin se është tokë shtetërore dhe ka kërkuar të jetë ortake në këtë projekt.
Për Zvërnecin, thotë Rama, investitorëve u është bërë e qartë se është tokë private. Ai tha se projekti është në zë e vëmendje të të gjithë botës për shkak të Jared Kushner dhe mediat përpiqen të gjejnë ‘gjilpërën në kashtë.’
“Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023 dhe ka nisur si interesim bashkë me Sazanin. Qëndrimi ynë që në ditën e parë ka qenë: Sazani është tokë publike. Ka qenë dëshirë dhe ambicie e kahershme e qeverive të tjera për ta kthyer në destinacion turistik. Ne jemi të gatshëm të punojmë me ju dhe kini parasysh që ajo tokë nuk shitet. Ne duam që shteti shqiptar të jetë palë, ortak, qeveria e kryeministrit tuaj që e keni votuar dhe sot, duke iu bashkuar zemëratës, e konsideroni shitës dhe të korruptuar. Shitësit dhe të korruptuarit bënin Shqipërinë 1 euro dhe merrnin pjesën, nuk ia jepnin shtetit. Për projektin e Zvërnecit, duhet të shikoni pronat dhe pronarët pasi nuk kemi tokë-shtet aty dhe copëza që mund të jenë shtet janë krejtësisht të papërfillshme për ambicien tuaj, kështu që merruni me pronarët. Ky është fillimi i 2023. Ju e dini shumë mirë kush janë njerëzit e interesuar se e di gjithë bota. Bota mbarë flet për këtë projekt për shkak të njeriut që ka promovuar projektin, Jared Kushner. Bota ka hesape për të larë dhe luftërat e veta për të bërë, prandaj ka dalë në të gjitha mediat, por me axhendë, jo për të informuar popullin sesa shumë po zhvillohet Shqipëria, por për të gjetur gjilpërën në kashtë”, tha Rama.

Lajmi në përditësim…

Advertisement