Politike
Abilekaj: Kjo protestë të mbush, tregoi se po bie dyshja Rama-Berisha, bashkë me mediat konvencionale
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar protestat në Tiranë për ndërtimin në Zvërnec, u shpreh me optimizëm për këtë protestë. Ai deklaroi se protesta ka “rrëzuar” dyshen Rama-Berisha dhe mediat konvencionale.
“Protesta e sotme me parrullat anti-PD dhe anti-PS, po bie dyshja bashkë me mediat konvencionale. Këta të dy, si Shehaj si Qori, janë rritur në mediat sociale, me pak Arlindi.
Dhe t’i shohësh rrjetet sociale, daljet e Berishës me postimet e Agronit dhe Arlindit janë 5 deri në 10 herë më shumë.
Këta po rrëzohen si sistem, dhe ky brezi i ri po tregon se rrëzohet ky sistem, ndaj kjo protestë të mbush.
Këta po tregojnë se po bie ky sistemi hajdutërisë së përbashkët, i këtij konsensusit të hershëm se e mbajmë ne peng politikën të dy.
Po të shohësh rrjetet sociale ky është një lajm shumë i mirë sot situatën se kush është opozita”- u shpreh Abilekaj.