Connect with us

Bota

Netanyahu: Regjimi iranian është tronditur dhe në fund do të shembet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të martën se regjimi aktual në Iran ka pësuar goditje të rënda dhe se, sipas tij, në fund do të shembet.

Gjatë ceremonisë së largimit të kreut të Mossad-it, David Barnea, Netanyahu tha se çdo armik që planifikon të veprojë kundër Izraelit do të dështojë dhe do të përballet me pasoja të rënda.

“Le ta dijë çdo armik që komploton kundër Izraelit se planet e tij do të dështojnë dhe çmimi që do të paguajë do të jetë shumë i lartë. Irani tashmë ka paguar një çmim të rëndë. Themelet e këtij regjimi të terrorit janë çarë. Ai nuk do të kthehet më kurrë në gjendjen e mëparshme dhe, ju them, në fund do të bjerë”, u shpreh Netanyahu.

Ndërkohë, kryeministri izraelit zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Sipas zyrës së Netanyahut, dy liderët diskutuan për zhvillimet e fundit që lidhen me Iranin dhe Libanin.

Advertisement