Connect with us

Aktualitet

Thirrje për ndihmë/ Familja e policit të rënë në krye të detyrës Enea Mekolli hapin GoFundMe

Të afërmit e Enea Mekollit, i cili është shpallur Dëshmor i Atdheut pas humbjes së jetës në një operacion në Maliq, kanë hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbledhur ndihma financiare për familjen e tij.

Sipas tyre, familja Mekolli ndodhet në kushte të vështira ekonomike pas ngjarjes tragjike që ndodhi dy ditë më parë. Enea Mekolli la pas një fëmijë 8 muajsh, bashkëshorten, si dhe prindërit e tij.

Në njoftimin e tyre, të afërmit i kanë bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të kontribuojnë sipas mundësive, për t’i ardhur në ndihmë familjes së të ndjerit në këtë periudhë të vështirë.

Më herët, familja e tij është përballur edhe me një tjetër fatkeqësi, pasi vëllai i tij, gjithashtu efektiv policie, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

Advertisement