Connect with us

Kosova

Eurodeputetja: Manovrat politike të Vuçiçit janë copy-paste si të Putinit

Anëtarja e Parlamentit Evropian Kathleen Van Brempt njoftoi pas një tubimi të Partisë Progresive Serbe në pushtet të titulluar “Serbia – Një Familje” se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç “nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti” dhe se Evropa “nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës”.

Van Brent pohoi se Vuçiç “ka muaj që përgatit një skenar të njohur: emërimin e një aleati të besueshëm për president, vazhdimin e të vepruarit prapa skenave dhe më vonë kthimin në pozicionin e kryeministrit”.

“E kemi parë këtë lloj skenari më parë me mikun e tij të mirë, Vladimir Putin” – deklaroi eurodeputetja teksa dhe paralajmëroi se “Evropa nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës”.

“Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin. Ky është momenti për të qëndruar pa kushte me popullin serb dhe lëvizjen demokratike”, deklaroi ajo.

Van Brent arriti në përfundimin se e ardhmja e Serbisë është në Evropë, por se ajo “duhet të jetë një Serbi demokratike”.

 

Advertisement