Connect with us

Aktualitet

SPAK shpërthen në Kuvend: Zgjedhjet s’mund të mbrohen pa goditur krimin zgjedhor!

Drejtuesi i SPAK, z. Klodjan Braho mori pjesë sot në seancën dëgjimore të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku paraqiti qëndrimin institucional mbi hetimin dhe parandalimin e veprave penale zgjedhore.
Në fjalën e tij, z. Braho tha se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve nuk është çështje e debatit politik, por çështje e sundimit të ligjit, e besimit publik dhe e aftësisë së institucioneve për të reaguar ndaj çdo forme të korrupsionit zgjedhor. SPAK ushtron funksionin e tij vetëm mbi bazën e ligjit, kompetencës dhe provave.
Në këtë kuadër, SPAK vlerëson se reforma zgjedhore duhet të forcojë tre drejtime kryesore:
1. Hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin dhe goditjen e krimit zgjedhor.
2. Ngritjen e një mekanizmi të qëndrueshëm dhe të përhershëm bashkëpunimi ndërinstitucional, të aktivizuar më herët dhe të shtrirë edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor.
3. Vlerësimin e politikës penale për format më të rënda të krimit zgjedhor, veçanërisht kur vepra kryhet në bashkëpunim, përsëritet ose lidhet me rol organizues, financiar, administrativ apo politik.
Drejtuesi i SPAK nënvizoi se hetimi i krimit zgjedhor duhet të shkojë përtej aktit individual të dhënies apo marrjes së përfitimit. Ai duhet të ndjekë burimin e financimit, mënyrën e shpërndarjes, ndërmjetësit, organizatorët dhe përfituesit realë të skemave që cenojnë vullnetin e zgjedhësit.
Advertisement