Connect with us

Sport

Botërori/ Spanja mund Belgjikën 2-1, “Furia e Kuqe” sfidon Francën në gjysmëfinale

Spanja mposht me vështirësi 2-1 Belgjikën dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Pjesa e parë e çerekfinales së u mbyll në barazim 1-1.

“Furia e Kuqe” kaloi në avantazh në minutën e 30-të. Pas një krosimi të Pedro Porros nga krahu i djathtë, Dani Olmo provoi fillimisht të mposhtte Tibo Kurtua, por portieri belg reagoi saktë. Topi mbeti në zonë dhe Fabian Ruiz ishte më i shpejti për ta dërguar në rrjetë, duke zhbllokuar sfidën.

Pesë minuta më vonë, Spanja ishte shumë pranë golit të dytë. Lamie Jamal ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, por edhe kësaj here Kurtua u tregua vendimtar me një pritje spektakolare.

Belgjika reagoi në minutën e 41-të dhe, në rastin e saj të parë serioz, riktheu baraspeshën. Sharls De Keteler realizoi me kokë pas një krosimi të saktë të Timoti Kastanj, duke mposhtur për herë të parë Unai Simon në këtë Botëror.

Kur mendohej se ndeshja do t’i drejtohej minutave shtesë për të përcaktuar skuadrën që do të vazhdonte më tej, Spanja gjeti golin që i dha kualifikimin.

Në minutën e 88, Mikel Merino, ishte në vendin e duhur në një top të kthyer dhe tundi rrjetën. Në gjysmëfinale, Spanja do të ndeshet me Francën

Advertisement