Bota
Netanyahu kërcënon Iranin: Përgjigjja ndaj çdo sulmi do jetë shumë më i fuqishëm se dikur
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Izraeli do të përgjigjet me forcë shumë më të madhe nëse Irani ndërmerr një tjetër sulm ndaj tij.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu iu drejtua udhëheqjes iraniane me një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Do t’u them udhëheqësve të Iranit: Mos mendoni se do të heshtim nëse na sulmoni.”
Ai theksoi se reagimi i Izraelit nuk do të jetë i njëjtë me atë të sulmeve të mëparshme, të cilin e cilësoi si “tashmë mjaft të fuqishëm”.
“Kanë përfunduar ditët kur dikush na godiste dhe ne nuk përgjigjeshim dyfish”, tha Netanyahu.
Kryeministri izraelit shtoi se Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri kundër atyre që, sipas tij, kërcënojnë sigurinë e vendit.
“Ne e kemi goditur Boshtin e së Keqes në Iran dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë ndaj kujtdo që na dëmton. Kjo është ajo që bëjmë”, u shpreh ai.