Connect with us

Pinknews

“Për bionden që më vodhi zemrën”, surpriza romantike nga Mateo që emocionoi Brikenën

Brikena Selmani përjetoi një moment të veçantë gjatë transmetimit të një emisioni, kur partneri i saj e surprizoi me një gjest romantik që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ajo mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, e shoqëruar me një kartolinë të mbushur me fjalë dashurie.

Në kartolinë shkruhej: “Për bionden që më ka vjedhur zemrën”, një dedikim që emocionoi Brikenën dhe krijoi një atmosferë të ngrohtë në studio.

 Foto: Instagram

Pas surprizës, çifti nuk i fshehu emocionet, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime para kamerave.

Momenti romantik u prit me duartrokitje dhe buzëqeshje, derisa Brikena falënderoi partnerin për gjestin e veçantë.

 Foto: Instagram

Surpriza u kthye në një nga momentet më të komentuar të emisionit, duke dëshmuar edhe një herë afërsinë dhe dashurinë mes çiftit.

Ata nisën historinë e dashurinë në Big Brother VIP Albania 5, që po vazhdon edhe jashtë formatit. 

Advertisement