✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Dalin pamjet/ A po krijohet çifti i parë në Big Brother VIP Kosova 5?

Vetëm pak kohë pas nisjes së “Big Brother VIP Kosova 5”, kanë nisur të komentohen afrimitetet e para mes banorëve. Në qendër të vëmendjes janë Nora dhe Akili, të cilët kanë tërhequr vëmendjen me sjelljen e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, dy konkurrentët shfaqen pranë njëri-tjetrit në ambientet e përbashkëta të shtëpisë. Në një moment, Akili shihet duke vendosur dorën në shpinën e Norës, ndërsa të dy bisedojnë me banorët e tjerë.

Vetë produksioni e ka shoqëruar videon me përshkrimin: “Nora dhe Akili, afrimiteti mes tyre bie në sy!”.

Pamjet kanë nxitur aludime për një pëlqim të mundshëm mes dy banorëve, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë interes romantik. Mbetet për t’u parë nëse ky afrimitet do të shndërrohet në çiftin e parë të këtij edicioni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NTV Television (@ntv.al)

Advertisement