Politike
Harito Zoto zgjidhet në krye të PD-së në Korçë, ja sa vota mori përballë Mikel Dishnicës
Harito Zoto është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Korçë, pas përfundimit të procesit të votimit mes anëtarëve të kësaj force politike.
Në garën për drejtimin e degës së PD-së në Korçë, Zoto siguroi 398 vota, duke lënë pas kandidatin tjetër, Mikel Dishnica, i cili mori 109 vota.
Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 517 anëtarë të Partisë Demokratike, nga 4 800 anëtarë që kishin të drejtë vote.