Aktualitet
Gaz lotsjellës me shumicë ndaj protestuesve, predhave u mungon data e skadencës
Përdorimi i gazit lotsjellës ka vijuar gjatë protestës studentore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë disa herë për shpërndarjen e protestuesve.
Sasi të konsiderueshme gazi janë hedhur edhe në zonën pranë Ministrisë së Brendshme, në një moment kur protestuesit po largoheshin nga kjo pjesë e bulevardit.
Ndërkohë, vëmendje ka tërhequr edhe ambalazhi i predhave të gazit lotsjellës, ku sipas pamjeve të publikuara nuk dallohet data e skadencës. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi vlefshmërinë e tyre, ndërsa mbetet e paqartë nëse shënimi është fshirë apo nëse mungon në ambalazh.
Protesta vijon mes përdorimit të gazit lotsjellës dhe përplasjeve të përsëritura mes protestuesve dhe forcave të policisë.