Connect with us

Politike

Tensionet para Kuvendit/ Ironia e Ballës: Sorrat kalojnë te domatet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar këtë të hënë përpara Kuvendit, duke ironizuar protestuesit përmes një postimi që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Në mesazhin e publikuar, Balla shkruan:

“Sorrat nuk nxjerrin vezë 🥚, kalojnë tek domatet 🍅. 30-40 anarkistë të turpshëm.”

Postimi vjen pak orë pasi protesta para Parlamentit u shoqërua me tensione, shoqërime nga policia dhe përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të rendit.

Advertisement