Politike
Marrëveshja ushtarake Shqipëri-SHBA/ Bido: Nuk mund të bëhet publike
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, shpjegoi se marrëveshje të tilla si marrëveshja ushtarake Shqipëri-SHBA nuk bëhen publike, pasi përmbajnë informacion të klasifikuar që lidhet me sigurinë kombëtare dhe aleancën e NATO-s. Sipas tij, procedura e ndjekur në Kuvend është e njëjtë me atë që zbatohet edhe në vendet aleate, duke përmendur si shembull Senatin amerikan, i cili ka miratuar të njëjtën marrëveshje sipas procedurave të parashikuara për dokumentet e klasifikuara.
“Është miratuar edhe atje. Procedura në Senatin amerikan është pak më ndryshe se te ne. Janë të vjetrit e Senatit, grup informal i krijuar pikërisht p[ër këto marrëveshje të rëndësishme që diskutojnë me presidentin apo të deleguarin e tij që në rastin konkret ishte Sekretari i Mbrojtjes. Pasi bien dakord me formatin kalon për miratim në seancën e Senatit. Të gjitha marrëveshjet që vijnë në fushën e sigurisë nuk mund të bëhen publike”Ne nuk mund t’i themi Iranit, Kinës apo Rusisë se cilat janë teknikalitetet për elementët e mbrojtjes. Të gjitha vendet e NATO-s kanë të njëjtën procedurë për miratimin e këtyre marrëveshjeve. . Ne nuk mund t’i themi Iranit, Kinës apo Rusisë se cilat janë teknikalitetet që ne biem dakord për elementë të mbrojtjes. Vendet e NATO-s kanë të njëjtën procedurë se si miratohen këto lloj marrëveshjesh. Kur vjen fjala tek blerja e pajisjeve ushtarake, nuk e blen në treg të lirë që ti jep lek dhe shkon e i merr . Ato shiten vetëm në kuadër të aleancave dhe dakordësisë. Turqia nuk blinte dot avionët amerikanë se kishte blerë sistem rus. Sa kohë ka që diskutohet për këtë marrëveshje? Është përtej një viti. Nuk janë gjëra që bëhen publike”, tha ai.
Bido shtoi se marrëveshja për blerjen e pajisjeve ushtarake nuk është hartuar brenda pak ditësh, por është diskutuar prej më shumë se një viti dhe për këtë arsye përmbajtja e saj trajtohet si sekret shtetëror. Në këto kushte ai e cilësoi aktin e Shehajt si një nga episodet më të rënda të ndodhura në Kuvendin e Shqipërisë
“Pamë një bufon politik. Ishte skandaloze. Mori një dokument sekret dhe iku si kalama kopshti me vrap. Përveçse e pështirë, ishte skandaloze dhe është një vepër penale që tregon nivelin qesharak të politikëbërjes nga këto partizat e vogla oportuniste, por nganjëherë futet në lojë edhe PD. Nuk e imagjinoj dot që një senator amerikan të rrëmbente një marrëveshje dhe të ikte me vrap. Sekreti shtetëror bën dëm nëse del jo vetëm ndaj vendit dhe kombit, por edhe ndaj aleancës. Prandaj kjo që ndodhi sot është skandaloze. Uroj që Kuvendi të marrë masa ndaj tij. Ai duhet të ndiqet penalisht. Është një rast i paprecedent, i turpshëm dhe në dëm të interesit kombëtar”, deklaroi ai nw Report TV
Reagimi i deputetit socialist vjen pasi gjatë seancës plenare Agron Shehaj mori dokumentin e klasifikuar që shoqëron marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA dhe u largua nga salla e Kuvendit. Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Shehajt me 60 ditë nga Kuvendi dhe referimin e çështjes në SPAK, duke argumentuar se veprimi përbën shkelje të legjislacionit për informacionin e klasifikuar dhe mund të ngrejë përgjegjësi penale.