Connect with us

Rajon

Ministri i Jashtëm serb: Do të hapim zyra konsullore në Shkodër dhe Bujanoc

Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, i cili tha se bisedimet me homologun shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, kanë qenë konstruktive.

Sipas Gjuriç, marrëveshja synon krijimin e strukturave konsullore në dy zonat respektive, me qëllim lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe forcimin e komunikimit institucional mes dy vendeve.

Marrëveshja është ende në fazën e parimit dhe pritet të ndiqet nga procedurat përkatëse institucionale për zbatimin e saj.

Advertisement