Connect with us

Kosova

Melazim Koci: Dua Lipa dhe Katy Perry promovuan Kosovën më shumë se diplomacia jonë ndër vite

Publicisti dhe analisti Melazim Koci ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndikimin ndërkombëtar të artistëve me famë botërore që promovojnë Kosovën.

Koci ka vlerësuar veçanërisht rolin e Dua Lipës dhe Katy Perry, duke u shprehur se përmes muzikës ato kanë sjellë vëmendje globale ndaj Kosovës.

“Mbrëmë, Dua Lipa dhe Katy Perry e promovuan Kosovën para botës më fuqishëm se diplomacia jonë prej vitesh. Ndonjëherë arti arrin aty ku politika dështon”, shkruan Koci.

Sipas tij, ndikimi kulturor dhe fuqia e figurave ndërkombëtare mund të luajnë një rol të rëndësishëm në perceptimin që krijohet për një vend në arenën globale.

Reagimi i Kocit ka nxitur diskutime në rrjetet sociale mbi rolin e artit, kulturës dhe figurave publike në promovimin e imazhit të Kosovës jashtë vendit.

Advertisement