Connect with us

Aktualitet

Operacioni ‘Fshesa’/ Ruben Amorim nxjerr në shitje katër lojtarë të Milanit

Ruben Amorim ka bërë të qarta planet e tij për revolucionin te Milan-i, duke përpiluar një listë me lojtarët që nuk i konsideron pjesë të projektit të tij.

Sipas “Sky Sport Italia”, në listën e lojtarëve të vendosur në shitje janë vendosur së fundmi edhe Christopher Nkunku, Youssouf Fofana, Fikayo Tomori dhe David Odogu.

Surpriza më e madhe është padyshim Nkunku. Francezi, i afruar vetëm verën e kaluar nga Chelsea për 37 milionë euro plus bonuse, shënoi tetë gola dhe dha tre asistime në 35 paraqitje, por nuk arriti të bindë Amorim-in se mund të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës.

Trajneri portugez kishte kërkuar kohë për të vlerësuar lojtarët gjatë fazës përgatitore përpara se të merrte vendime për merkaton. Por rezultatet zhgënjyese, të kurorëzuara me humbjen 3-0 ndaj Chelsea-t, duket se kanë përshpejtuar revolucionin.

Rafael Leao, Santiago Gimenez dhe Pervis Estupinan mund të largohen gjithashtu nëse në tavolinë mbërrin oferta e duhur.

Në rastin e Estupinan, Amorim pati mundësinë ta shihte nga afër gjatë fazës përgatitore dhe dyshohet se nuk mbeti plotësisht i bindur nga aftësitë e tij në aspektin defensiv.

Pas rreth 80 milionë eurove të shpenzuara për Goncalo Ramos-in, si dhe afrimeve të Mario Gila-s dhe Sankhoun Diawara-s, Milan-i pritet të jetë më aktiv në dalje sesa në hyrje. Amorim ka nisur revolucionin dhe emrat e parë që mund të largohen tashmë janë përcaktuar.

Advertisement