Connect with us

Aktualitet

“jo, jo, jo xhaxhi polici”/ Vëllai kërcënoi vëllanë me çifte, fëmijët të traumatizuar

Një situatë e pakëndshme është shënuar në Kuçovë, pas një konflikti mes dy vëllezërve për tokën e tyre. Ngjarja është shënuar më 3 gusht. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për tokën. Dashnor Toska ka kanosur me çifte të vëllain, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë.

Efektivët kanë shoqëruar autorin, i cili, sipas policisë i ka rezistuar shoqërimit drejt komisariatit për t’u marrë në pyetje. E gjithë situata është shënuar në prani të një fëmije të mitur, i cili dërgjohet duke thënë: “Jo, jo, jo xhaxhi polici”. Ndaj shtetasit Dashnor Toska ka nisur një procedim penal për kanosje

Advertisement