Connect with us

Rajon

BE shton presionin mbi Serbinë/ Eurodeputetët kërkojnë ngrirjen e fondeve

Rritet presioni politik ndaj Serbisë pas akuzave për përdorimin e programeve të avancuara të përgjimit kundër studentëve, aktivistëve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Eurodeputetë nga pesë grupe politike në Parlamentin Europian i kanë kërkuar Komisionit Europian reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj Beogradit.

Grupi i të Gjelbërve/EFA ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar ngrirjen e pagesave që Serbia përfiton nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian.

Sipas organizatës SHARE Foundation, të paktën 14 persona në Serbi janë shënjestruar me programe të avancuara përgjimi, përfshirë Pegasus dhe NoviSpy.

Autoritetet serbe kanë mohuar përfshirjen në këto raste.

Çështja mund të kthehet tashmë në një tjetër përplasje të fortë mes Brukselit dhe Beogradit, në një moment kur procesi europian i Serbisë është nën presion të vazhdueshëm.

Advertisement