Thinking ...
Connect with us

Politike

“Nëse lirohet, do të rikthehet më i fortë”, analisti: Veliaj mund të bëhet rrezik edhe për Ramën

Analisti Fitim Zekthi deklaroi se një rikthim i Erion Veliajt në skenën politike, në rast se lirohet nga burgu, mund ta forcojë atë politikisht dhe ta shndërrojë në një sfidë edhe për kryeministrin Edi Rama.

Zekthi komentoi situatën politike dhe raportin mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas analistit, nëse Veliaj lirohet dhe rikthehet aktivisht në politikë, pozitat e tij mund të jenë më të forta se më parë. Zekthi vlerësoi se një skenar i tillë mund të përbëjë një rrezik politik jo të vogël edhe për vetë Ramën.

“Për mua, në qoftë se do të rikthehet, ai do të rikthehet më i fortë në politikë dhe do të jetë rrezik jo i vogël edhe për Ramën vetë”, u shpreh Zekthi.

Analisti tha gjithashtu se, sipas vlerësimit të tij, Rama aktualisht po përpiqet të qëndrojë larg çështjes së Veliajt, duke ia lënë trajtimin e saj institucioneve të drejtësisë.

Në analizën e tij, Zekthi iu referua edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, sipas të cilit ai vijon të qëndrojë në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Advertisement