Thinking ...
Connect with us

Politike

Meta mbetet në burg/ Blushi shpërthen: Vendimin e mori Rama

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për të lënë në burg kryetarin e PL-së, Ilir Meta.

Në një deklaratë, Blushi e cilësoi procesin ndaj Metës si “farsë” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas tij. Sipas deputetit të PL-së, vendimi për Metën ishte marrë politikisht që në tetor 2024 dhe ai pretendon se Rama ka ndikim mbi procesin gjyqësor.

Blushi deklaroi gjithashtu se, pavarësisht hetimeve për aktivitetin politik të Metës ndër vite, sipas tij nuk është gjetur asnjë provë që të dëshmojë se ish-presidenti ka pasuri të paligjshme. Ai pretendoi se Meta nuk ka as “një metër katror” pronë të paligjshme.

Deputeti i PL-së e cilësoi rastin si pjesë të asaj që ai e konsideron “persekutim” ndaj opozitës. Blushi përmendi edhe çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se sipas tij edhe në atë proces janë cenuar të drejtat, ndërsa theksoi se kritikat ndaj figurave politike nuk duhet të ndikojnë në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës.

Advertisement