Thinking ...
Connect with us

Politike

VELIAJN NË BURG E KA FUTUR RAMA/ Artan Hoxha plas deklaratën e fortë për kryebashkiakun

Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke drejtuar përgjegjësinë politike te kryeministri Edi Rama.

Hoxha deklaroi se, sipas tij, Rama është përgjegjësi kryesor për sistemin e drejtësisë të krijuar pas reformës dhe për pasojat që ai prodhon sot.

“Veliajn në burg e ka çuar Rama”, ishte deklarata e Hoxhës, ndërsa gazetari kritikoi qëndrimin e kryeministrit pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Hoxha argumentoi se Rama nuk mund të distancohet nga mënyra se si funksionon sot drejtësia, për sa kohë reforma është miratuar dhe mbështetur gjatë qeverisjes së tij.

Gazetari ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi rezultatet konkrete të hetimeve për korrupsion ndaj figurave të larta politike.

Duke iu referuar rasteve të Erion Veliajt dhe Ilir Metës, Hoxha kërkoi që publikut t’i tregohen rezultatet financiare dhe provat konkrete që lidhen me akuzat, duke kritikuar fokusimin te elemente që, sipas tij, nuk janë thelbi i çështjeve të korrupsionit.

Ai foli gjithashtu për situatën e krijuar në Bashkinë e Tiranës, duke pretenduar se dokumente zyrtare i dërgohen Veliajt në ambientet e paraburgimit për t’u firmosur.

Deklaratat e Hoxhës vijnë pasi Gjykata e Lartë vendosi më 15 shtator të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Veliajt, ndërsa kryeministri Rama reagoi publikisht duke e cilësuar situatën e kryeqytetit problematike dhe rastin e Veliajt të pazakontë në Europën demokratike.

Advertisement