Thinking ...
Connect with us

Politike

“Ose e sjell PET Scan ose jap DORËHEQJEN”/ Premtimi i fortë i Klodiana Spahiut

Në Kuvend po zhvillohet interpelanca me ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Seanca është shoqëruar me ndërprerje dhe debate mes ministres dhe deputetëve të opozitës.

Gjatë fjalës së saj, Spahiu tha se që prej marrjes së detyrës ka punuar me intensitet të lartë dhe deklaroi se do të mbështesë punonjësit që, sipas saj, angazhohen në punë dhe përballojnë ngarkesën e sistemit shëndetësor.

Ministrja u ndal veçanërisht te trajtimi i pacientëve me sëmundje onkologjike dhe tha se prioritet do të jetë diagnostikimi i hershëm dhe rritja e kapaciteteve të sistemit.

Spahiu bëri gjithashtu një premtim publik lidhur me pajisjen PET Scan, e cila përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e disa llojeve të kancerit. Ajo deklaroi se me nisjen e Institutit të Onkologjisë, në janar të vitit 2027, pajisja do të jetë në dispozicion.

Klodiana Spahiu: Në 100 orët e mia të para unë ndoshta kam punuar pa pushuar asnjë sekond ai grup që ka punuar me mua ka punuar nga 16 orë, kush ka dëshirën të punojë me këtë ritëm do të jetë me mua dhe mos të ketë frikën që do të përgojohet nga ju. Do jem javë për javë në interpelancë, për të treguar që njerëzit e punës nuk mund të përgojohën, që shendetyësia është një aset kombëtar që ju e keni degjeneruar për interëesat tuaja personale, dhe njerëzit që ju i keni përgojuar do të jenë me mua edhe sikur unë të jem vetëm një javë nëkëtë dëtyrë.

Kur flasim për kancerin nuk mund të flasim vetëm për numrin që trajonmë duhet të flasim për sa pacientë diagnostikojmë më herët, apo sa kapacitet ndërtojmë, dua tu bëj me dije se duke filluar që nesëer, në shërbimin e Onkologjisë kanë marrë një udhëzim të detajuar se çfarë do të ndodhë me një pacient që diagnoistikohet për herë të parë, po më dëgjo ore më dëgjo se je onkolog.

Unë kam 32 vjet në sistem 16 vjet deputete dhe në komision e shndetësisë unë e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur, një gjë mbajeni mend nga ana ime çdo orë e punës sime do jetë në shërbim të qytetarëvë, të pacientëve , dhe zyra ime është e hapur nga ora 8 deri në 8 të darkëës dhe sa të jem unë këtu nuk do ju lejoj të dezinformoni.

Në janar fillon Insituti i Onkologjisë të 2027 unë ose e sjell atë PET Scan ose jap dorëheqjen.

Advertisement