✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Bora zbardh Tropojën, reshjet e para në zonat e larta malore

Reshjet e para të borës janë regjistruar në zonat e larta malore të Tropojës, në qarkun e Kukësit.

Gjatë orëve të mëngjesit, dëbora ka mbuluar pjesë të Bjeshkëve të Tropojës, ndërsa temperaturat në lartësi kanë shënuar rënie.

Pamje nga zona e Markofçës, të publikuara në rrjetet sociale nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, tregojnë terrenin malor të mbuluar nga bora, ndërsa pemët kanë marrë pamje dimërore.

Reshjet në zonat e larta shoqërohen me ulje të temperaturave, ndaj drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë drejt këtyre zonave këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të marrin parasysh kushtet atmosferike.

Situata në akset rrugore dhe zonat malore vijon të monitorohet nga autoritetet.

Advertisement