Politike
PROTESTA E 28 NENTORIT/ ANALISTI: MUND TA DJEGIN DHE RIDJEGIN, PO PASTAJ? RAMA NUK IKEN ME DHUNE E PROTESTA
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka analizuar pritshmëritë për protestën e 28 nëntorit, duke u ndalur te rëndësia e zhvillimeve politike që mund të pasojnë tubimin.
Kulla u shpreh se protestat e zhvilluara përgjatë vitit 2026 kanë dëmtuar ndjeshëm reputacionin politik të kryeministrit Edi Rama, por se kjo nuk mjafton për të sjellë ndryshimin që kërkojnë qytetarët.
“Ky është një vit i tërë protestash. Këto protesta e kanë shkatërruar reputacionin politik të Edi Ramës si asnjëherë tjetër. Por nëse këto protesta nuk do të përkthehen në një alternativë të mirëfilltë politike me vota, këto protesta e kanë të vështirë të sjellin ndryshimin e pritshëm”, deklaroi Kulla.
Sipas ekspertit, rëndësia e protestës së të shtunës nuk qëndron vetëm te pjesëmarrja apo forca që do të demonstrojnë qytetarët, por edhe te vendimet që organizatorët do të marrin në ditët pasuese. Kulla argumentoi se artikulimi i një platforme politike dhe përfshirja në zgjedhjet e ardhshme do të përbënin një zhvillim të ri për lëvizjen protestuese.
“Problemi është çfarë do të bëjë protesta më 29 dhe pastaj çfarë do të bëjë protesta më 30, e kështu me radhë”, u shpreh ai.
Sipas Kullës, nëse protestuesit do të përcaktojnë një vijë të qartë politike dhe do të angazhohen në procesin zgjedhor, atëherë mobilizimi qytetar do të ketë prodhuar një rezultat politik. Kulla paralajmëroi se mungesa e një alternative konkrete mund ta kufizojë ndikimin afatgjatë të protestave, pavarësisht përmasave të mobilizimit qytetar.
“Nëse protesta dështon të japë një alternativë politike, atëherë protesta do të mbetet një akt i madh simbolik në vitin politik 2026-2027. Por vetëm kaq”, deklaroi eksperti.
Ai shtoi se pakënaqësia ndaj sistemit aktual politik është artikuluar tashmë, ndërsa nevoja për ndryshim, sipas tij, pranohet edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
“Në qoftë se ajo nuk do të përkthehet me veprim politik, protesta do të jetë vetëm një shprehje e madhe e inatit dhe e mllefit me sistemin që është krijuar”, theksoi Kulla.
Për ekspertin, pikëpyetja kryesore nuk mbetet vetëm ajo se çfarë do të ndodhë në shesh më 28 nëntor, por se çfarë alternative do të artikulojnë protestuesit pas tubimit dhe nëse mobilizimi i tyre do të shndërrohet në një forcë të organizuar politike.
Pjesë nga intervista:
-Flasim për protestën e 28 nëntorit
Ilir Kulla: Ne kemi parë ky është një vit i tërë protestash. Këto protesta e kanë shkatërruar reputacionin politik të Edi Ramës si asnjëherë tjetër. Por nëse këto protesta nuk do të përkthehen në një alternativë të mirëfilltë politike me vota si këtë që po përmendim deri tani, këto protesta e kanë të vështirë të sjellin ndryshimin e pritshëm. Pra qëllimin protestat e kanë mbërritur, kanë shkatërruar reputacionin e tij që është në qeverisje dhe kjo është një gjë që s’vjen në dyshim. Nuk e mohon as Rama që s’mund ta ashtu dot. Edhe Rama që ishte në Maqedoni e pyeti një nga ata studentët tha: shyqyr që po më pyet njëherë se unë jam mësuar zakonisht thonë: sa që të tjerët të qajnë e të tjerë e të tjerë. Kështu që në qoftë se protesta do të tregojë forcë me datë 28 dhe me datë 29 me atë forcë që do të tregojë thotë ne kështu siç jemi do dalim dhe zgjedhjet e ardhshme kemi këtë vijë tonë politike e të tjerë e të tjerë, atëherë kjo protestë ka dhënë një produkt politik. Por nëse protesta do të jetë e fortë dhe nuk do të ketë produkt politik dhe produkti do të jetë vetëm parapolitik, do të përdorë një shprehje që përdorte Fatos Nano kohë përpara i ndjeri, që thoshte: dy njerëz me ngjyrë që herën e parë kanë bërë një njerë me ngjyrë dhe herën e dytë një njerë me ngjyrë do bëjnë. Pra nuk është problemi ç’do bëjë protesta me 28 sepse mund ta djegin dhe ridjegin, dhe është treguar që është më shumë. Problemi është ç’do bëjë protesta me 29 dhe pastaj ç’do bëjë protesta me 30, e kështu me radhë. Por nëse protesta në vetvete dështon…
-Konkretisht të shtunën thua?
Ilir Kulla: Jo dështon apo në këtë plan tjetër, s’ka dështuar konkretisht, të japë një alternativë politike, atëherë protesta do të mbetet një akt i madh simbolik në vitin politik 2026 që po kalon, 2026-2027, prandaj thashë vitin që po kalon. Por vetëm kaq. Por në qoftë se ajo nuk do të përkthehet me veprim politik, protesta do të jetë vetëm një shprehje e madhe e inatit dhe e mllefit me sistemin që është krijuar që tashmë është artikuluar dhe është perceptuar në të gjithë botën. Por nevoja për ndryshim që ka vetë vendi, dhe është një nevojë ndryshimi që artikulon dhe Edi Rama tashmë, nuk është se ka më ndonjë njeri që thotë jo s’ka nevojë për ndryshim. Problemi është çfarë do artikulojë protesta. Prandaj thashë këtu është më i qartë Plarent Ndreca sesa janë këta të tjerët.