Kronike
Shpërthimi tragjik në Athinë, identifikohen gjashtë viktimat
Janë identifikuar personat që humbën jetën pas shembjes së një godine në lagjen Plaka të Athinës, pas një shpërthimi.
Viktimat ishin shqiptaro-amerikanë dhe ndodheshin në Athinë për qëllime turistike.
Tre prej viktimave janë shtetas shqiptarë: Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës.
Tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, si dhe Edmond Hings dhe Athina Papapresku, të cilët raportohet se ishin pronarët e godinës.
Ngjarja ndodhi në zonën e Plakës, ku pas shpërthimit godina u shemb, duke shkaktuar humbjen e jetës së gjashtë personave.
Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit, si dhe dinamikën e shembjes së godinës.